Maradona dhe Dornela kapen me drogë në Muriqan
Dy të rinj nga Tirana janë arrestuar në pikën kufitare të Muriqanit, pasi po tentonin të kalonin 21 kilogamë drogë. Burime zyrtare nga policia e Shkodrës sqarojnë se në pranga kanë përfunduar Maradona Bega, 23 vjeç dhe Dornela S, 26 vjeçe të dy banues në kryeqytet.
Arrestimi i tyre, thuhet në një njoftim të policisë, u bë pasi në dalje të territorit të Shqipërisë, në pikën kufitare të Muriqanit, në makinën Benz me targë AA 479 HM, në pronësi të 23 - vjeçarit Bega, gjatë kontrollit autoritetet konstatuan të fshehur 21 kilogramë kanabis./tvklan.al