Maradona dhe Messi krahasohen me Perënditë
Klubi i futbollit Sportivo Pereyra de Barracas në kryeqytetin e Argjentinës, Buenos Aires, ka gjetur mënyrën si të frymëzojë brezat e rinj. Në tavanin e palestrës ku të vegjlit ushtrohen në futboll ka riprodhuar veprën e Michelangelo që ndodhet në Capella Sistina në Vatikan, por në vend të fytyrave hyjnore ka vendosur yjet e futbollit argjentinas.
Nëse kryevepra e autorit italian konsiderohet si fillesa e jetës, në Argjentinë këtë vepër preferojnë ta konsiderojnë si krijimi i futbollit duke ndërruar në perëndi personazhet më të famshëm të arenës futbollistike në Argjentinë. Kush më mirë se dy emrat më të famshëm Maradona dhe Messi dhe të gjithë idhujt e tjetër të futbollit mund ti transmetonin fëmijëve emocione dhe frymëzim?
Duket qartë se Maradona me dorën e shtrirë i rrethuar nga shumë yje të tjerë po i jep transmeton Messit vazhdimësinë e futbollit të bukur.
Fëmijët ndjehen të motivuar pasi luajnë nën sytë e figurave më të spikatura të Argjentinës.
Tv Klan