Maradona këshillon Tottin të vazhdojë të luajë


Maradona këshillon Tottin të vazhdojë të luajë

12:00 13/10/2016

Pak ditë pasi ka festuar 40 – vjetorin, Francesco Totti merr një këshillë inkurajuese.

Ikona e futbollit, Diego Armando Maradona, i pyetur nga mediat, tha se kapiteni i Romës duhet të luajë deri 50 vjeç pasi përndryshe unë do të mërzitesha duke parë futboll pa Tottin.

Maradona e ka vlerësuar më herët Tottin, si një prej futbollistëve më të mirë në botë, ndërsa tashmë që për shkak të moshës nuk është më në formën e dikurshme, gjithësesi argjentinasi nuk e shëh ende jashtë fushave të lojës.

Pasi kanë luajtur për herë të parë bashkë, Totti nga ana e tij i ka kthyer kortezinë duke pranuar se tashmë që ka luajtur për krah Maradonës edhe mund ta lërë futbollin.

Në ndeshjen e bamirësisë luajtur në “Olimpico” të Romës dhe organizuar me iniciativën e Papa Françeskut u panë yje si Ronaldinho, Hernan Crespo, Rui Costa.

Tv Klan






Të ngjashme