Maradona kundër shitjes së Higuain tek Juve


Maradona kundër shitjes së Higuain tek Juve

14:55 30/12/2016

Diego Armando Maradona nuk ka qenë ndonjëherë i kujdesshëm në deklaratat e tij. Prej kohësh ai ka thënë atë që mendon në mënyrën më të qartë të mundshme.

Gjatë një interviste për mediat italiane, ai ka thumbuar presidentin e Napolit Aurelio De Laurentiis, si dhe sulmuesin argjentinas të Juventusit, Higuain, pikërisht mbi transferimin e këtij të fundit në Torino.

Maradona e konsideron një mrekulli që Higuain ka shënuar 36 gola në sezonin 2015-2016 dhe se ai nuk duhej larguar nga Napoli.

“De laurentiis është i gatshëm të shesë edhe gruan. Pa që Juventusi kishte nevojë për një bomber dhe e shiti”, deklaroi ai.

I dashuruar me ish skuadrën e tij, Napolin, Maradona shigjetoi edhe sulmuesin.

“Besoj se kushdo në zemrën e tij bën një zgjedhje. Ose Napolin ose Juven. Unë zgjodha Napolin, Higuain zgjodhi Juven. Por kohët kanë ndryshuar. Atëherë vlerësonim më shumë fanellën se paratë”, shtoi Maradona.

Maradona sheh favorit Realin në përballjen me Napolin në Champions League duke vlerësuar formën e shkëlqyer të Cristiano Ronaldos dhe Gareth Bale./ TV KLAN

 






Të ngjashme