Maradona tentoi të abuzonte me një gazetare


Maradona tentoi të abuzonte me një gazetare

15:45 05/07/2017

Një akuzë e re për Diego Armando Maradonën. Nuk ka të bëjë me evazion fiskal, por me një tentativë për ngacmim seksual.

Gazetarja ruse Ekaterina Nadolskaya pretendon se Maradona ishte përpjekur ta zhvishte gjatë një interviste në një dhomë hoteli në Shën Peterburg, ku ndodhej për të ndjekur Kupën e Konfederatave.

Gjithçka ishte ndalur me ndërhyrjen e një miku të ish-futbollistit që sipas gazetares i ishte hedhur asaj para. Kjo akuzë është hedhur poshtë nga avokatët e Diego Armando Maradonës, madje duke shtuar se ishte vetë vajza që po zhvishej një veprim që nuk ishte aprovuar nga legjenda e futbollit argjentinas.

Ngjarja ka bërë bujë në media, por ende nuk dihet nëse do të ketë pasoja për Maradonën.

/Tv Klan






Të ngjashme