‘Maral’, e bukur edhe me pizhame e pa makijazh

HASAL KAYA / FOTOGRAF MUHSIN AKGUN HURRIYET

‘Maral’, e bukur edhe me pizhame e pa makijazh

13:37 03/02/2017

Aktorja e dashur turke, Hazal Kaya, ka shpërndarë një foto me mikun e saj aktor, Bulent Sakrak, ku bie në sy veshja e saj sportive dhe mungesa e makijazhit.

Hazal është aktorja kryesore e serialit që ka nisur të transmetohet në Televizionin Klan “Maral”.

Aktorja 26-vjeçare i ka habitur ndjekësit me foton e shpërndarë në rrjetet sociale teksa shikonte një ndeshje “në mënyrë serioze” siç shkruante edhe vetë. Të shumtë ishin ndjekësit që shkruanin “Edhe kështu je shumë e bukur”.

maral 1

“Maral” me protagonistë Hazal Kaya (Nihal tek “Dashuri e ndaluar”) dhe Aras Bulut Iynemli (pasardhës Bajaziti tek “Sulejman i Madhërishëm”) transmetohet çdo ditë nga e hëna në të premte në Televizionin Klan në orën 16:05. Seriali do të zgjasë dy muaj. /tvklan.al

hazal kaya





Të ngjashme