Maratona e Këngës Popullore + Porta e Fatit (04 dhjetor 2000)
Këngëtarët pjesëmarrës të natës së sotme janë Kleopatra Dokle,Valbona Halili, Dionis Delia dhe Klara Bakiu. Konkurentët do të sjellin muzikë nga gjithë krahinat e Shqipërisë.
Konkurentja e parë e cila hap këtë natë ka një biografi të veçantë. Për vite me rradhë ka kënduar këngët vlonjate edhe pas një zhvendosje në një qytet tjetër të Shqipërisë në Kukës, filloi të interpretojë me mjaft sukses edhe këngët e kësaj treve. Kleopatra Dokle konkuron me këngën “Moj baluke e prerë”.
Kënga e Shqipërisë së Mesme shquhet për teknikën e saj të interpretimit dhe ndër interpretuesit që interpretojnë në këtë fushë spikat edhe Valbona Halili e cila tashmë ka një repertor shumë të pasur. Me këngën “ Tek shkallët e Tujanit” ajo interpreton e shoqëruar në klarinetë nga Artan Stolia.
E ftuara speciale në natën e sotme është një veterane e Ansamblit të Kengëve dhe Valleve Popullore, e cila ka interpretuar në mjaft turne dhe koncerte. Ajo është Drita Papajani.
Konkurenti i tretë ka mbaruar për kanto dhe Akademinë e Arteve të Bukura dhe ka kënduar shpesh në muzikën operistike. Por pasionin e tij të parë, muzikën popullore nuk e ka braktisur kurrë. Sonte Dionis Delia paraqitet me një muzikë gjakovare.
Interpretuesja e radhës vjen në statusin e konkurentes. Ajo ka marrë pjesë pothuasje në të gjitha aktivitetet e muzikës popullore të zhvilluara deri më sot dhe ka përfaqësuar denjësisht muzikën vlonjate. Klara Bakiu interpreton me këngën “Luajnë dy të bukura”.
I ftuari i dytë special është Redon Makashi. Ai shquhet si një interpretues mjaft i suksesshëm i muzikës së lehtë shqiptare si dhe numëron mjaft fansa./tvklan.al
Moderatore : Rudina Magjistari