Maratona e Këngës Popullore + Porta e Fatit (11 Dhjetor 2000)
Nata e katërt e Maratonës së Këngës Popullore ka si protagonistë artistët më të mirë të këngës popullore shqiptare. Konkurentët e mbrëmjes së sotëm, me këngët e tyre do të sjellin pjesën kulturore të trevës së tyre. Ata janë Zina Zdrava, Arben Velaj, Mira Janji dhe Pertit Lulo.
Spektali i sotëm nis me një interpretuese e cila ka një repertor të pasur dhe mjaft profesional. Ajo këndon kryesisht muzikë lirike por dhe këngë të Shqipërisë së Mesme, kryesisht të qytetit dhe nga ajo vjen, Elbasanit. Me këngën “Mu aty ke shtatë zymbyla”, konkuron Zina Zdrava.
Martona e Këngës Popullore ofron dhe çmime të mëdha ku përmendin çmimin e parë i cili ka vlerën prej 5 mijë dollarësh, i dyti prej 3 mijë dollarësh dhe i treti prej 2 mijë dollarësh.
Interpretuesi i dytë, Arben Velaj është diplomuar para pak vitesh në Akademinë e Arteve të Bukura dhe sonte ai do të vijë me dy këngë shkondrane.
Konkurentja e tretë, Mira Janji është studente në Akademinë e Arteve të Bukura për kanto por sonte ajo vjen si përfaqësuese e qytetit të Beratit dhe është e para që sjell në këtë maratonë këngën tradicionale beratase.
Kënga Gjirokastrite përfaqësohet nga Petrit Lulo. Me zërin e tij karakteristik ai ka dërguar në gjithë skajet e Shqipërisë këngë mjaft të njohura si “Gëzimi i bariut”, “ Tek rrapi në Mashkullor” e shumë këngë të tjera. Ai sonte shoqërohet në klarinetë nga Adrian Demiraj dhe në lahutë nga Fatmir Lela.
E ftuara speciale e natës së sotme është Fitnete Rexha një interpretuese e vjetër e këngës tiranase. Ajo është një artiste me talent të lindur e me një zë të pangatërrueshëm./tvklan.al
Moderatore : Rudina Magjistari