Maratona e Këngës Popullore 2, Gjirokastra (31 janar 2003)
Gjirokastra është qyteti i rradhës që do të shpalosë kulturën dhe traditat në Maratonën e Këngës Popullore dhe Qytetare. Konkurentja e parë që hap dhe garën për diskofolkun sjell një tjetër këngë popullore të riversionuar. Kënga titullohet “Kur mi zbrisje shkallët” dhe është orkestruar nga Genti Lako. Ajo është Mariza Ikonomi.
I ftuari i mbrëmjes i cili do të flasë rreth kulturës dhe traditës së Gjirokastrës është Farudin Hoxha.
E ftuara e parë e mbrëmjes së sotme është me origjinë nga qyteti i Gjirokastrës. Endri Sina është orkstruesi i këngës së saj. Me këngën “Erdhi Prilli shkriu bora”, këndon Rovena Dilo.
I ftuari i dytë mund të quhet padyshim përfaqësuesi më i denjë i këngës gjirokastrite. Pas një kohe të gjatë mungese në skenat shqiptare Petrit Lulo interpreton me një kolazh këngësh.
Konkurentja e dytë e diskofolkut vjen nga Kosova dhe interpreton me një këngë të orkestruar nga Naim Krasniqi. Me këngën “Për ato sy të shkruar” interpreton Antigona.
Astristi i Popullit Montaz Dhrami vjen si i ftuari special i mbrëmjes së Maratonës.
Konkurentja e radhës vjen nga qyteti i Durrësit dhe është fituese e Festivalit “Këngët e Stinës 2000”. Me këngën “ E jotja jam” të orkestruar nga Fabian Asllani, interpreton Lori.
Konkurenti i fundit i mbrëmjes së sotme është një këngëtar mjaft i njohur i cili në fillimet e tij ka interpetuar mjaft bukur këngën qytetare beratase. Ai për të marrë pjesë në konkurimin e diskofolkut i është rikthyer dhe një herë këngës popullore. Me këngën “Ç’u kthyen ato gjilpëra” me orkestrim të Saimir Çilit, këndon Kozma Dushi./tvklan.al
Moderatorë: Rudina Magjistari dhe Gulielm Radoja