Maratona e Këngës Popullore 2, Kruja (31 mars 2003)


Maratona e Këngës Popullore 2, Kruja (31 mars 2003)

11:59 31/03/2003

Mbrëmja e 11-të e Maratonës së Këngës Popullore Qytetare ka ndaluar në qytetin e Krujës ku këngëtarët pjesëmarrës kanë kënduar këngë të kësaj treve dhe si në çdo qytet tjetër janë shpalosur vlerat kulturore dhe qyterare. Grupi “Pleqtë e Krujës” startuan mbrëmjen.

Këngëtarja e parë e diskofolkut që çel siparin prej disa kohësh ka nxjerrë në treg albumin e saj që ka rezultuar mjaft i suksesshëm dhe ndërkohë vjen në Maratonën e Këngës menjëherë pas turneut të saj të parë. Me një këngë të orkestruar nga Altin Shehu dhe me titull “Mora rrugën për Janinë” këndon Rovena Stefa.

Të ftuarit e natës së sotme të cilët do të flasin dhe për kulturën dhe traditat e qytetit të Krujës janë: Haxhi Subashi, Mehmet Lubani si dhe Artisti i Popullit Besim Zekthi.

Konkurentja e dytë e diskofolkut vjen nga Prishtina dhe është një nga zërat më interesantë dhe më të suksesshëm atje. Me këngën “Më thoje shpirt” të orkestruar nga Naim Krasniqi këndon Ema Bytyqi.

Konkurenti i tretë është një këngëtar i muzikës së lehtë i cili ka një repertor të pasur dhe eksperiencë në të kënduarin live. Me këngën “Do marr çiften dhe do dal për gjah”, të orkestruar nga Sajmir Çili këndon Adhurim Demiri.

Arben Mustafa përshëndet me një kolazh këngësh nga qyteti i Krujës.

E ftuara nga qyteti i Krujës është Mimoza Ahmeti e cila me këngën “Kalova hone kalova vizione” të orkestruar nga Genti Lako përshëndet publikun.

Grupi “Pleqtë e Krujës” mbyllin mbrëmjem me një tjetër kolazh këngësh nga qyteti i Krujës./tvklan.al

Moderatore : Rudina Magjistari






Të ngjashme