Maratona e Këngës Popullore + Porta e Fatit (26 shkurt 2001)
Nata e dytë e gjysmëfinales së Maratonës së Këngës Popullore. Në këtë mbrëmje do të marrin pjesë 11 gjysëmfinalistë të cilët sonte do të shfaqin vlerat e vokalit të tyre duke interepretuar live.
I ftuari i parë special që hap spektalin e sotëm vjen nga qyteti i Strugës dhe sjell muzikën e viseve të tij. Ai ka mbaruar studimet në Tiranë për gjuhë të huaja por duket se e ardhmja e tij i ka caktuar fatin që të jetë një këngëtar mjaft i njohur. Agim Poçka vjen me një këngë që është shpallur fituese në festivalin “Nota Fest” në Shkup.
Konkuretët e parë, të cilët do t’a “thyejnë” sadopak akullin e të kunduarit live, është një grup të cilët në skenë sjellin këngën e vërtetë myzeqare dhe është grupi i Këngës Popullore Qytetare Fierake.
Këngëtarja e dytë është Kleopatra Dokle. Ajo di të ndërthurë mjaft bukur “aromën” e këngëve të bregdetit të Vlorës me atë të bjeshkëve të Malësisë së Kukësit.
Rikthehemi në zemër të Shqipërisë aty ku këngët vijnë plot ndjenjë dhe i dedikohen dashurisë. Me një këngë të harruar prej kohësh do të sjellë një këngëtare mjaft e njohur e shoqëruar dhe nga grupi i saj mjaft interesant. Këtë këngë të veçantë e sjell Valbona Mema
Këngëtari i rradhës këngën popullore e ka shumë pasion. Hysni Zela i cili gjithmonë e ndjen këngën popullore dhe këtë e shpreh në çdo tekst të këngëve të tij.
Dueti që vijon pas këngëtarit Zela është mjaft kërkues dhe sjell mjaft sharm nga dy këngëtaret të cilat nuk ndahen nga njëra tjetra jo prej faktit që janë motra por sepse gjithmonë duke kënduar sëbashku kanë arritur maksimumin e suksesit të tyre. Irma dhe Eranda Libohova vijnë me një kolazh.
Bujar Qamili i ka merituar gjithmonë vlerësimet e publikut. Ai konkuron me një potpuri shkodrane që është orkestruar nga Luan Borova.
Këngëtarja Luljeta Haxhi duke patur një repertor mjaft të pasur nuk ka hasur vështirësi të zgjidhte një nga perlat gjirokastrite. Kënga e saj është përpunuar nga Kujtim Dule dhe Petrit Llano.
Një këngëtare e re bën pjesë në grupin e këngëtarëve të cilët edhe pse studentë për kanto në Akademinë e Arteve mundohen të mbajnë të fortë lidhjet me tabanin muzikor. Prezantimin e saj të parë ajo e ka patur pikërisht në Maratonën e Këngës. Mira Janji përfaqëson denjësisht këngët beratase.
Konkurimin e vazhdon këngëtari nga Struga Selami Kolonja i cili shpalos kulturën e qytetit të tij. Mbrëmjen e gjysmë finales e ka mbyllur Zana Turku e cila i dha ngjyra të tjera spektalit sëbashku me korin e saj. /tvklan.al
Moderatore : Rudina Magjistari