Maratona e Këngës Popullore, Përmeti ( 17 mars 2003)
Maratona e Këngës këtë natë është ndaluar në qytetin e Përmetit. Deri më tani ka përshkruar 8 qytete ku janë njohur 35 grupe këngëtarësh konkurues në festivalin e diskofolkut. Natën e sotme e hap legjenda e muzikës përmetare, Artisti i Popullit Laver Bariu.
Miqtë e mbrëmjes së sotme të cilët do të flasin për kulturën dhe traditën përmetare janë Diana Çuli, Bardhyl Londo, Vaso Tole dhe Kastriot Bezati.
Konkurentja e parë vjen nga Prishtina, një konkurente e cila që në edicionin e parë të Maratonës ka fituar duartrokitjet e saj. Me këngën “ Ky marak” të orkestruar nga Naim Krasniqi këndon Edona Llalloshi.
Të ftuarit e mbrëmjes janë një grup mjaft interesant emrat e solistëve të cilët janë Sulejman Lamaj dhe Ylli Muço. Grupin e tyre ata e kanë quajtur “Sazet e Përmetit”.
Çlirim Demaj përshëndet me këngën “xinxerfill” dhe Vëllezërit Curri përshëndesin me një kolazh këngësh përmetare.
Konkurenti tjetër i diskofolkut është një artisti i ri shumë modern i cili sonte sjell një nga perlat e jugut. Me një këngë të orkestruar nga Saimir Çili dhe me titull “Moj Maro” këndon Ernis Çili.
Evgjeni Culli përshëndet gjithashtu me një kolazh këngësh përmetare.
Konkurentja e katërt e festivalit të diskofolkut është një këngëtare e cila e identifikon veten si një këngëtare e serenatave korçare. Me këngën “Arapka” këndon Ermira Kola./tvklan.al
Moderatorë: Rudina Magjistari dhe Gulielm Radoja