Maratona e Këngës Popullore + Porta e Fatit (20 Nëntor 2000)


Maratona e Këngës Popullore + Porta e Fatit (20 Nëntor 2000)

11:53 20/11/2000

Është muzika popullore ajo që do të mbledhë çdo të hënë në ekranin e Televizionit Klan të ftuar, miq e artistët më të suksesshëm të muzikës popullore. Në studion e parë më të madhe te Televiozionit Klan është pikërisht Maratona e Këngës Popullore ajo që përgëzon këtë skenë gjigande. Ky udhëtim do të zgjasë 16 javë rresht.

Progagonistët e parë janë Selami Kolonja, grupi “Përmbi Tepelenë”, Laze Rela dhe Migena Piperi. Juria e këtij spektakli është një juri mjaft prestigjoze e cila do të jetë bashkëudhëtare e Maratonës. Kryetarët e jurisë janë Tish Daia, Zana Shuteriqi, Nora Çashku, Agron Xhangolli dhe Shqipe Zani.

Konkurentët e parë vijnë në grup dhe kanë vite që i mungojnë skenës shqiptare. Ata kanë një repertor mjaft të pasur. Tashmë vijnë me një emër të ri të cilin duket se motivin e kanë marrë nga kënga e tyre më e suksseshme. Grupi “ Përmbi Tepelenë “ ngre sparin e Maratonës së Këngës Popullore.

Interpretuesi i rradhës është ndër të parët  që ka eksperimetuar muzikën moderne me atë popullore. Është zëri i ngrohtë karakteristik i një interpretuesi me një status të veçantë. Selami Kolonja është një nga përfaqësuesit më të mëdhenj të këngës popullore në Maqedoni.

Momenti më emocionues është kur emblemat e muzikës popullore këndojnë sëbashku këngë nga të gjitha trevat e vendit.

Protagonisja e tretë e mbrëmjes është një këngëtare e cila do të sjellë në skenë vlerat e saj vërtet të padiskutueshme. Ajo vjen nga trevat e jugut dhe sonte Laze Rela do të përfaqësojë Korçën.

Pjesëmarrësja e katërt është një vajzë e re e cila interpreton për herë të parë në skenë dhe ka zgjedhur pikërisht skenën e Maratonës së Këngës Popullore me një këngë e cila është dëgjuar në shumë versione. “Jeleku Kadife” interpretohet nga Migena Piperi.

Moderatore : Rudina Magjistari






Të ngjashme