Maratona e Këngës Popullore + Porta e Fatit (22 janar 2001)


Maratona e Këngës Popullore + Porta e Fatit (22 janar 2001)

13:03 22/01/2001

Nata e 10-të e Maratonës së Këngës Popullore prezantohet me Petrit Berisha, Mirjeta Demirlika, Ledja Halili, Lekë Pecnikaj dhe Aurela Gaçe.

Konkuruesi i parë vjen nga qyteti piktoresk i Beratit. Ai ka një repertor mjaft të pasur pasi ka vite që interpreton këngët e trevës së tij. Petrit Berisha konkuron me një kolazh këngësh beratase.

Nga qyteti i Beratit vijohet me qytetin e Tiranës ku e përfaqëson denjësisht Merita Demirlika. Ajo interpreton më së miri këngët e vjetra tiranase por dhe ato të krijuara vitet e fundit.

Interpretuesja e tretë vjen përsëri nga Tirana. Ajo është interpretuesja më e re jo vetëm e mbrëmjes por e tërë Maratonës së Këngës. Ka mjaft emocione pasi është hera e parë për të që këndon para një publiku të gjërë. Ledia Halili konkuron me këngën “Erdhi pranvera”.

Konkurenti tjetër është një interpretues i diplomuar në Akademinë e Arteve. Lekë Pecnikaj me tibrin e tij të veçantë konkuron me këngën tropojane.

Konkurentja e fundit e kësaj mbrëmjeje është Aurela Gaçe. Ajo është një interpretuese mjaft e suksesshme  e muzikës së lehtë por dhe asaj popullore. Vetëm para pak kohësh ajo ka zhvilluar koncertin e saj recital ku dhe ka promovuar një disk ku të gjithë zërat në këtë disk janë të realizuara nga vetë ajo./tvklan.al

Moderatore : Rudina Magjistari






Të ngjashme