Maratona e Tiranës, bashkia marrëveshje me ambasadën greke


Maratona e Tiranës, bashkia marrëveshje me ambasadën greke

17:12 07/10/2021

Veliaj: Do të organizojmë bashkë ngjarje sportive për 3 vite

Martona e Tiranës dhe Tiranathlone dy eventet sportive të kryeqytetit do të organizohen së bashku me ambasadën greke. Marrëveshja ka një afat 3-vjeëar dhe u nënshkrua nga kryebashkiaku Erion Veliaj dhe  ambasadorja  e Greqisë në Tiranë.

“Organizimi i Maratonës së Tiranës dhe i Triathlonës është kthyer në një kartolinë për të gjithë miqtë që kanë ardhur nga Greqia, apo vende të tjera, që ndoshta më përpara nuk e kanë njohur Shqipërinë, bukurinë e këtij vendi dhe mikpritjen e njerëzve tanë. Ndaj, jam sot shumë mirënjohës dhe i lumtur që jemi partnerë në këtë bashkëpunim”.

“Jam shumë e lumtur që nënshkruajmë këtë marrëveshje sot, e cila vjen si vijueshmëri e një eventi të suksesshëm, për të cilin kemi bashkëpunuar me Bashkinë e Tiranës. Po flasim për Tiranathlon, e cila u zhvillua në qershor. Tani kemi përpara zhvillimin e Maratonës së Tiranës dhe shpresoj që vitin e ardhshëm të marrim pjesë si vrapues”.

Kryebashkiaku Veliaj ftoi të gjithë qytetarët e Tiranës e jo vetëm, të marrin pjesë në Maratonë të dielën, në datën 17 Tetor. maratona do të këtë 4 kategori. Itineraret e rinj të certifikuar nga Federata Ndërkombëtare e Atletikës, do të përshkruajnë pikat më atraktive të qytetit.

Tv Klan






Të ngjashme