Maria kapet në kufi, bullgarja transportonte 21 pako drogë


Maria kapet në kufi, bullgarja transportonte 21 pako drogë

21:50 05/04/2017

Maria Piskova, një vajzë nga Bullgaria ka përfunduar në prangat e policisë së Korçës, pasi akuzohet për trafik ndërkombëtar droge.

28 – vjeçarja u kap me 21 pako kanabis në Qafë – Thanë.

Ajo u paraqit në dalje të Republikës së Shqipërisë me mjetin"Mercedes - Benz" me targa BL987TS, por për fatin e saj të keq, makina u përzgjodh për verifikim në vijën e dytë, pas dyshimeve se në të mund të ishte fshehur lëndë narkotike.

E në fakt, dyshimet e autoriteteve shqiptare ishin të drejta. Ata e gjetën drogën të fshehur në pjesën e prapakolpit të automjetit.

Hetimet për këtë rast do të kryhen nga Prokurorisë të Krimeve të Rënda në Tiranë./tvklan.al






Të ngjashme