“Mariaçi” vret 3 persona


“Mariaçi” vret 3 persona

10:17 16/09/2018

Një person i armatosur i veshur me veshje tradicionale të muzikantëve më kitarë që njihet si “mariaçi”, ka lënë të vdelur tre persona dhe të plagosur të paktën shtatë, në kryeqytetin meksikan.

I dyshuari ka hapur zjarr në një udhëkryq tek Plaza Garibaldi, një atraksion turistik me shumë kafene ku dëgjohet mariaçi. Pas sulmit, i dyshuari është larguar me motor.

Plaza Garibaldi gjindet afër zonës Tepito, që njihet për bandat e drogës. Tepito është përballur me dhunë gjatë muajit të kaluar, për shkak se lideri i këtij grupi, Roberto Moyado Esparza, është arrestuar. Numri i vrasjeve në qytetin meksikan, është rritur që nga viti 2014./REL






Të ngjashme