Mariah Carey vuan prej 17 vjetësh nga çrregullimi bipolar
Mariah Carey ka folur për herë të parë në lidhje me betejën e saj 17-vjeçare me çrregullimin bipolar.
Këngëtarja e famshme tha se ajo u diagnostikua fillimisht me këtë gjendje në vitin 2001 kur u shtrua edhe në spital.
Carey, e cila ka shitur 200 milionë disqe në mbarë botën, tha se ajo vetëm kohët e fundit ka kërkuar trajtim mjekësor.
Ajo tha se vendosi të kërkonte ndihmë mjekësore pas disa viteve shumë të vështira për të.
“
Deri tani kam jetuar me frikën e vazhdueshme se dikush do ta ekspozojë gjendjen time”
, vazhdoi ajo.
Carey tha se ajo tashmë po merr medikamente kundër çrregullimit bipolar, gjë që i ka shkaktuar asaj të ketë periudha depresioni, të cilat mund të shkaktojnë nervozizëm dhe pagjumësi./tvklan.al