Marijuanë me skafe nga Lezha, si funksiononte grupi kriminal


Marijuanë me skafe nga Lezha, si funksiononte grupi kriminal

09:28 31/05/2016

Policia italiane ka dhënë detaje sa i përket grupit kriminal që u shkatërrua ditën e djeshme, i drejtuar nga shqiptarët dhe që e kishte qendrën në Bari. Në krye të rrjetit të drogës ishte 47-vjeçari shqiptar me pasaportë italiane, Roland Lame, i cili u kishte shpëtuar prangave në një operacion të mëparshëm të anti-drogës.

Ishte pikërisht Lame, së bashkë me djalin e tij Fabio Lame, 25-vjeç, ai i cili mbante kontaktet me trafikantët në Shqipëri dhe organizonte futjen e marijuanës në rajonin e Puljas. Shqiptarët e tjerë të arrestuar janë: F.A. 33 vjeç, H.A. 49 vjeç , A.S. 26 vjeç. Përveç trafikut të drogës nga Shqipëria drejt Italisë, grupi trafikonte edhe në Holandë.

skafi

Gjatë operacionit të koduar "Iliria", policia sekuestroi 1.2 ton marijuanë, 20 kg substanca holluese të drogës, nga 1 kg kokainë e heroinë, 4.5 kg tritol, 1 kallashnikov, një sasi e konsiderueshme plumbash dhe disa detonatorë eksplozivi.

harta

Nga hetimet ka rezultuar se ata përdornin kode për të komunikuar dhe kjo e ka bërë më të vështirë përgjimin e tyre. Gjithashtu mësohet se droga nisej me skafe apo mjete të tjera lundruese nga Lezha.

/tvklan.al






Të ngjashme