Marinsat Amerikanë vrasin policin shqiptar (23 Gusht 1998)


Marinsat Amerikanë vrasin policin shqiptar (23 Gusht 1998)

15:23 23/08/1998

Marinsat amerikanë vrasin një polic shqiptar. Incidenti ka vënë në alarm Ambasadën Amerikane. 28 vjeçari Shkelqim Shehu nga fshati Ndroq dhe i punësuar pak kohë më parë, punonte si polic i objekteve. I riu ka tentuar rreth orës 12:30 të hyjë brenda ambasadës duke hapur zjarr. I veshur me uniformën e policisë dhe me pistoletë në dorë ai i është afruar kangjellave dhe ka qëlluar dy herë në ajër.

Më pas ka hapur derës dhe është futur brenda ambienteve duke qëlluar vazhdimisht në ajër. Marinsat Amerikane e kishin vënë në shenjestër policin i cili pasi ka mbaruar karikatorin me fishekë ka drejtuar pistoletën nga marinsat dhe në atë moment ka qënë goditja fatale. Dy plumba në ballë e kanë lënë atë të vdekur në vend. Policia shqiptare në alarm ka bllokuar të gjitha rrugët dhe qarkullimi pësoi konfuzion për minuta të tëra. Mendohet se viktima ka qënë në gjendje depresive./tvklan.al

Gazetar : Roland Zili






Të ngjashme