
Marinsi ekzekuton dy persona
Dy persona kanë humbur jetën dhe 1 tjetër mbeti i plagosur pasi një marins amerikan hapi zjarr në bazën ushtarake të Pearl Harbor.
Sipas dëshmitarëve, dy viktimat dhe i plagosuri identiteti i të cilëve ende nuk është bërë i ditur , ishin punonjës civilë të Departamentit të Mbrojtjes. Menjëherë pas sulmit marinsi vrau veten.
Të shtënat vijnë vetëm pak ditë para 78-vjetorit sulmit ajror që bëri Japonia në stacionin detar Pearl Harbor, në të cilin u vranë mbi 2300 ushtarë amerikanë dhe që shënoi hyrjen e Shteteve të Bashkuara në Luftën e Dytë Botërore.
Autoritetet kanë nisur menjëherë hetimet për të zbuluar shkaqet e kësaj ngjarje.
Klan Plus