Mario Balotelli prezantohet te Nice
Mario Balotelli është prezantuar si një përforcim i Nice.
Skuadra fanceze që bëri historinë në vitet 50’ kur fitoi katër herë kampionatin, ndoshta jo në nivele të tilla, por të përballet si e barabartë.
Sipas sulmuesit italian drejtuesit kanë një projekt të qartë dhe ambicioz dhe ai prandaj është aty.
Mario Balotelli tha për gazetarët se ishte dhe një zgjedhje sportive për të. Ai pranoi se nuk ka ndërmend të kthehet në Itali edhe pse pati oferta nga ekipe të Serie A.
Për të vlerë ka vetëm përfaqësuesja ku mungon prej finaleve të Botërorit 2014.
Në Francë do të jetë një tjetër aventurë për futbollistin që është përmendur vazhdimisht si një i padisiplinuar.
Mario Balotelli do të luajë për 3 sezone me Nice duke përfituar 4.5 milionë euro gjatë kësaj periudhe.
Tv Klan