Marko Gjuriç pritet ta vizitojë së shpejti Kosovën
Marko Gjuriç, drejtor i të ashtuquajturës Zyre serbe për Kosovën, së shpejti do të vizitojë Kosovën.
Kështu njofton e përditshmja serbe “Danas” duke iu referuar burimeve brenda Qeverisë së Serbisë.
Siç raporton kjo gazetë, burimi i saj nuk ka saktësuar kohën e vizitës , por është e mundur që më së voni të ndodhë deri më 20 prill, kur u njoftua se serbët nga Kosova do të fillojnë formimin e Asociacionit të komunave serbe.
Paralajmërimi për këtë vizitë vjen katër ditë pas arrestimit të Gjuriçit në Mitrovicën Veriore pasi që atij nuk iu dha leje nga autoritetet kosovare për ta bërë një gjë të tillë./Klan Kosova