Marku pret në takim ish-Prokuroren Speciale të Kroacisë
Prokurorja e Përgjithshëm, Arta Marku priti sot ish-Prokuroren Speciale të Kroacisë, Tamara Laptos.
Në një njoftim për mediat nga Prokuroria e Përgjithshme, thuhet se në takim u bisedua për rëndësinë që ka përzgjedhja e prokurorëve që do të jenë pjesë e SPAK-ut, si prokurorë me cilësi të larta morale dhe profesionale.
U bisedua gjithashtu për rëndësinë e bashkëpunimit në këtë periudhë kalimtare deri në krijimin e SPAK-ut, duke theksuar se për të luftuar krimin nuk mund te presim.
/tvklan.al