Marrëdhënie seksuale me të miturën, pranga të riut
Një 19-vjeçar është arrestuar nga policia e Gjirokastrës. I riu Xh. Gjini akuzohet për marrëdhënie seksuale me të mitur. Sipas policisë së qytetit të gurtë, 19-vjeçari është arrestuar pasi ka kryer marrëdhënie seksuale me të miturën , 14-vjeçaren I.P.
Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me të mitur” parashikuar nga neni 100/1 i Kodit Penal./
tvklan.al