Marrëdhëniet midis Italisë dhe Shqipërisë/ Historianët zbardhin komunikimin e munguar gjatë sistemit komunist
Shqipëria dhe Italia do të rikuperojnë kohën e humbur gjatë diktuarës komuniste. Do të njohin njëra-tjetrën me anë të punës kërkimore të historianëve nga të dyja palët, projekt ky i promovuar nga Ambasada italiane në Tiranë. Në edicionin e dytë të konferencës me titull
“Marrëdhëniet midis Italisë dhe Shqipërisë gjatë Luftës së Ftohtë”
, ambasadori italian në Tiranë Alberto Cutillo thotë se pavarësisht bllokimit ka pasur një lloj komunikimi mes dy vendeve, duke hequr paralele me teorinë e vrimave të zeza të shkencëtarit Stiven Hoking.
“Në vitet 70 disa shkencëtarë, mes tyre edhe Stiven Hoking, i ndarë nga jeta kohët e fundit, dolën me teorinë se edhe vrimat e zeza mund të gjenerojnë rrezatim. Kështu që mund te themi se edhe gjatë regjimit komunist kishte një rrezatim të tillë. Pra pavarësisht bllokimit zyrtar, mes dy vendeve kishte një depërtim drite”.
Cutillo ka sjellë për të pranishmit edhe një letër të një banori nga Qeparoja, i cili tregon eksperiencën e tij personale me fqinjët përtej bregut.
Në aktivitet referuan historianë shqiptarë dhe italianë, të cilët zbuluan afërsinë jo vetëm gjeografike mes dy popujve, por edhe atë kulturore dhe ideologjike.
Tv Klan