Berisha: Ne grupin negociator ka të akuzuar për spiunazh
Ish –kryeministri Sali Berisha në një deklaratë përpara mediave ka denoncuar një nga negociatorët e marrëveshjes së detit më Greqinë.
Sipas Berishës Artur Meçollari është një spiun dhe është larguar nga ushtria në vitin 2012 dhe sipas tij, ai duhet ti ishte drejtuar Gjykatës se faktet kanë qenë katastrofale.
“
Artur Meçollari ka zgjedhur rrugën e xhepit apo influencës apo vendin tjetër që merrte rrogën, për tu rikthyer në funksione nevralgjike të shtetit shqiptar. Nëse lexoni deklaratat e zëdhënësit të Edi Ramës, Ditëzi Bushatit se ne nuk kemi zhvilluar diskutime teknike, por politiko diplomatike dhe prapa këtij nxjerr kokën në Korçë ku u diskutua 13 orë për marrëveshjen e detit, pikërisht njeriu i larguar nga FA për lidhje agjenturore me shërbimet e huaja.
E gjithë marrëveshja është bazuar në vizatimet dhe hartat e këtij spiuni që nuk ka interesa kombëtare, por të vendit që i shërben. Së dyti për fatin tonë në të keq sot për herë të parë në histori në krye të forcave detare të vendit është një gjeneral që merr vesh nga flota aq sa merrni vesh secili prej jush këtu. Të emërosh kryekomandant, ai është i respektuar unë nuk kam asnjë gjë, por nuk mund të emërohet kurrë në krye të flotës një njeri që nuk ka lidhje me detin.
Ish- kryeministri Berisha bëri fajtor kreun e qeverisë, Edi Rama, pasi sipas tij është ky i fundit ka emëruar një negociator me lidhje të dyshimta.
“Ky është akt i papërgjegjshëm i Edi Ramës. Të vendosësh në grup njerëz të tjerë që janë me lidhje të dyshimta, kjo do të thotë të kesh përgatitur ekipin e dorëzimit të detit dhe territorit.
Doli Edi Rama tu bëjë presion dhe pastaj t’i gëzojë, Rama ka shkelur me të dyja këmbët interesat kombëtare, pasuritë përrallore të këtij kombi dhe këtij vendi”.
Ish kryeministri i së djathtës shpreson që Presidenti Ilir Meta të zbatojë Kushtetutën dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
Uroj që presidenti i Republikës, i cili është zotuar se do të zbatojë Kushtetutën dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese, pavarësisht se ishte kundra qeverisë sime dhe unë atë nuk mund ta mohoj. Shpresoj që ky projekt ogurzi në vend që të shkojë në bashkëpunimin mes dy vendeve të mos bëhet një mollë sherri mes dy vendeve.
Ish kryeministri përgënjeshtroi se marrëveshja për hapësirën e detare e arritur nga qeveria e tij në 2009 dhe e rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese u arrit pas presionit të palës greke për të bllokuar proceset integruese të Shqipërisë.
Unë duhet të përgënjeshtroj një “fake news”, që kanë shpikur gjëra dhe deklaroj përpara shqiptarëve se në asnjë rast pala greke nuk ka bërë asnjë presion për marrëveshjen e detit të firmosur, por ka qenë vullnet i përbashkët, pas firmosje së traktatit. Por kufiri detar mungonte dhe ky ishte një problem. Bashkëpunimi me qeverinë Karamanlis ka qenë një bashkëpunim i sinqertë, e kam pasur mik dhe ai e meritonte, nuk më ka ardhur asnjë presion. Po zgjidhja ishte një gjë shumë normale dhe siç e shikoni më këtë marrëveshje që kanë bërë këta, Greqia është një fuqi detarë.
Fjala tradhti fyhet kur e përdor me Edi Ramën. Për fatin e mirë të shqiptarve, Presidenti i Ilir Meta i ka të gjitha çështjet që janë të përcaktuara nga Gjykata Kushtetuese ndaj dhe unë kam besim se nuk do mund të vendosim spiunët për fatin e territoreve shqiptare, por do të vendosë e drejta e detit”,
u shpreh Berisha përballë gazetarëve
.
/tvklan.al