Marrëveshja Greqi-Maqedoni drejt votimit në parlament


Marrëveshja Greqi-Maqedoni drejt votimit në parlament

20:17 19/06/2018

Projektligji për marrëveshjen mes Maqedonisë dhe Greqisë u miratua nga Komisioni për Çështje Evropiane në Kuvend, duke i hapur rrugë kalimit të tij në seancë plenare. Miratimi i draftit u krye pa asnjë pengesë, kjo pasi komisioni u bojkotua nga deputetët opozitarë.

Parlamenti i Maqedonisë pritet të votojë të mërkurën projektligjin. Më herët gjatë ditës parlamenti votoi në procedurë me 69 vota pro, numër i mjaftueshëm për miratimin përfundimtar.

Marrëveshja e firmosur në Prespë has në kundërshtinë e presidentit Gjorge Ivanov. Kreu i Shtetit e konsideron antikushtetues ndryshimin e emrit shtetëror në “Republikë të Maqedonisë Veriore”.

Tv Klan






Të ngjashme