Marrëveshja Kosovë- Mali Zi, reagon Lulzim Basha


Marrëveshja Kosovë- Mali Zi, reagon Lulzim Basha

12:07 16/02/2018

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka përshëndetur marrëveshjen e Demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi.

“Përshëndes arritjen e marrëveshjes mes presidentit të Kosovës dhe atij të Malit të Zi. Në këtë përvjetor të dhjetë të pavarësisë ky është një lajm i mirë për Kosovën”.

Basha tha se marrëveshja është një akt i qartë i bashkërendimit të Kosovës me aleatët tanë euroatlantikë.

“Shpreh bindjen se votimi i saj në parlamentin e Kosovës meriton vlerësimin e duhur nga institucionet europiane dhe se do të shpejtojë hapat e Kosovës drejt integrimit europian”

, shkruan Basha në Facebook.

/tvklan.al

 

 





Të ngjashme