Kosova dhe Serbia mbulojnë targat në kufi
Vijon zbatimi i marrëveshjes së arritur në Bruksel
Kjo qytetare serbe po i mbulon simbolet shtetërore në targat e veturës së saj për të hyrë në territorin e Kosovës. Njësoj po veprojnë edhe shoferët e kamionëve si dhe qytetarët e Kosovës që po futen në territorin e Serbisë.
Vendimi per vendosjen e etiketave ngjitëse po zbatohet pas marreveshjes së Brukselit 2 javë pasi Qeveria e Kosovës nisi masat e reciprocitetit për targat. Qytetarët po e respektojnë këtë vendim.
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se janë duke u angazhuar për reciprocitet të plotë në mënyrë që të ketë drejtesi karshi raporteve Kosovë-Serbi.
Para dy javësh, Qeveria Kurti kishte marrë vendim për vendosjen e masave të reciprocitetit ndërsa ishte tensionuar situata ne veri, pasi banorët lokalë serbë kishin vendosur barrikada në rrugët që të çonin për në pikat kufitare Jarinjë dhe Bërnjak.
Tv Klan