Marrëveshja Kosovë-Serbi, reagon Rama


Marrëveshja Kosovë-Serbi, reagon Rama

18:42 04/09/2020

Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur marrëveshjen e nënshkruar këtë të premte në Shtëpinë e Bardhë, mes Kosovës dhe Serbisë, për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike.

“Urime Kryeministrit Hoti për marrëveshjen e arritur me Serbinë, e cila s’është fundi po vazhdimi i të vetmes rrugë drejt njohjes përfundimtare: Dialog për gjithçka, Bashkëpunim për çka mundet sot, Këmbëngulje për çka duhet nesër!”, shkruan Rama në një postim në Twitter.

“Keqardhje që u humb kaq kohë për t’u dakordësuar me Shengenin Rajonal, si një projekt ambicioz me interes kombëtar zhvillimi përmes rritjes së bashkëpunimit, e si një shtysë më shumë për integrimin europian të shteteve tona. Po më mirë vonë se kurrë, edhe falë Amerikës mike“, shton ai më tej.

Duke u ndalur tek dakordësia mes Kosovës dhe Izraelit për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike, kryeministri shqiptar shtoi: “Njohja e Kosovës nga Izraeli është fruti fantastik i kësaj marrëveshjeje me potencial të madh zhvillimor, po edhe shembull për të gjithë që lufta për paqen përfundimtare me Serbinë nuk bëhet as me shpata virtuale kundër Beogradit, as me damkosje digjitale tradhëtarësh imagjinarë!“./tvklan.al






Të ngjashme