Marrëveshja Rama-Basha, ikën Lame vjen Morina
Ibrahim Morina do të zëvendësojë Artan Lamen në krye të ALUIZNI -it. Ndryshimi i Drejtorit të kësaj Agjencie të rëndësishme ishte pjesë e marrëveshjes Rama-Basha të 18 Majit.
Artan Lame mori drejtimin e ALUZNI – it në 2013, pas ardhjes në pushtet të koalicionit të majtë. Ibrahim Morina, që do të drejtojë tashmë këtë institucion ka qenë kreu i Policisë Ndërtimore gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike. Më vonë ai u bë Drejtor në Ministrinë e Transporteve./ABC News