Marrëveshja Shqipëri – Japoni për spitalin Pediatrik në QSUT – (23 Nëntor 2000)


Marrëveshja Shqipëri – Japoni për spitalin Pediatrik në QSUT – (23 Nëntor 2000)

16:11 23/11/2000

Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Japonia i ka dhuruar Shqipërisë 400 milion jen, ndihmë për spitalin Pediatrik në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”, në Tiranë. Në marrëveshjen e nënshkruar nga Ministri i Jashtëm Paskal Milo dhe ambasadori japonez është planifikuar shtyrja e borxhit që Shqipëria i detyrohet Japonisë.

Sipas ambasadorit japonez, qeveria e vendit të tij mbështet reformat ekonomike dhe demokracinë në Shqipëri. Së shpejti Ministri i Jashtëm japonez do të vizitojë Tiranën./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame






Të ngjashme