Marrëveshja Telekomi dhe Alkateli – (14 Prill 2000)


Marrëveshja Telekomi dhe Alkateli – (14 Prill 2000)

16:15 14/04/2000

Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Alkateli Italian sëbashku me Telekomi Shqiptar kanë vendosur të përfundojnë brenda 15 Gushtit të gjitha kontratat e nisura. Sot në një takim të drejtuesve të Alkatelit italian me drejtorin e përgjithshëm të Albkomit Dhimitraq Rafti janë përcaktuar edhe projektet që do përfundojnë brenda këtij afati.  

Dhimitraq Rafti:- “Në radhë të parë është implementimi i projektit në Tiranë, ku është nënshkruar kontrata me Alkatelin, për shtimin e 35 mijë abonenteve të rinj. Gjithashtu është projekti i internetit. Me Alkatelin u diskutua për projektin e Sarandës e Pogradecit dhe Delvinës. Të gjitha këto do të përfundojnë brenda 15 gushtit”.

Sipas të Alkatelit italian kjo kompani është gjithmonë e interesuar për të sjellë teknologji të re për ti shërbyer kështu edhe zhvillimit të shqipërisë. Ndërkohë është parashikuar shtrirja e fibrave optike ndërmjetë shteteve. Gjithashtu nëpërmjet financimeve të përbashkëta të Albkatelit italian dhe Telekomit shqiptar do të financohet dhe punohet për zgjerimin e rrjetit në disa rrethe të tjera të vendit./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego






Të ngjashme