Marrëveshja, Ylli Bufi (30 Korrik 1999)


Marrëveshja, Ylli Bufi (30 Korrik 1999)

10:59 30/07/1999

Marrëveshje optimiste nënshkruhet sot në Ministrinë e Ekonomisë Publike dhe Privatizimit me kompaninë amerikane për lehtësi shfrytëzimi në dhënien e industrisë së bakrit kësaj kompanie. Kjo marrëveshje është konkretizimi i programit të Qeverisë Shqiptare e cila parashikon dhënien e koncesionit për minierat, metalurgjinë, fabrikat e pasurimit dhe uzinën e telave të bakrit.

Kjo kompani ka nënshkruar një letër mirëkuptimi me Ministrinë e Ekonomisë dhe Privatizimit për zhvillimin me forma lehtësie shfrytëzimi të industrisë shqiptare të bakrit që nga nxjerrja e mineralit e deri tek prodhimi i telave e kabllove të tij.

Kjo kompani ka parashikuar kryerjen e rreth 75 milion dollarëve investime. Sipas presidentit të kësaj kompanie shumë shpejt do fillojë puna nëpër fabrika ku do hapen mbi një mijë vende pune./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti






Të ngjashme