Marrëveshje bashkëpunimi mes Akademisë së Sigurisë dhe Akademisë së Policisë Hungareze
Drejtori i Akademisë së Sigurisë, Bilbil Memaj dhe Drejtori i Akademisë së Policisë Hungareze, Kolonel Csaba Bardocz nënshkruan në Hungari, marrëveshje bashkëpunimi mes Akademisë së Sigurisë dhe Akademisë së Policisë Hungareze.
Një delegacion i Akademisë së Sigurisë bëri një vizitë zyrtare në Akademinë e Policisë në Szeged të Hungarisë. Qëllimi i vizitës ishte bashkëpunimi i Akademisë së Sigurisë me Akademitë e Policive të vendeve të tjera të rajonit të Ballkanit, në kuadrin e një nisme të ndërmarrë nga OSBE-ja. Për këtë qëllim afatgjatë dhe si nisje aktuale, duke synuar promovimin e bashkëpunimit dypalësh dhe duke afirmuar angazhimin në fushën e trajnimeve të përbashkëta, me qëllim përmirësimin e bashkëpunimit, u nënshkrua një marrëveshje bashkëpunimi midis dy Akademive të Policisë. Marrëveshja u nënshkrua nga Drejtorët respektivë të Akademive, për atë hungareze nga Kolonel Csaba Bardocz dhe për Akademinë e Sigurisë nga Drejtues i Lartë Bilbil Memaj. Kjo marrëveshje mundëson: • Hartimin e një programi të përbashkët trajnimi • Shkëmbimin e eksperiencave të Akademive për kurrikulat • Metodologjinë e mësimdhënies • Shkëmbimin e leksioneve të përbashkëta me qëllim vendosjen standarteve të kurrikulave, metodologjisë së mësimdhënies, stafit pedagogjik etj., në të njëtën linjë me standartet e vendeve anëtare të BE-së. • Shkëmbimin e përvojës së mësimdhënies, ku pedagogët e Akademisë së Sigurisë të zhvillojnë leksione në Akademinë e Polcisë në Hungari, dhe ata të Hugarisë të zhvillojnë leksione në Akademinë e Sigurisë në Shqipëri./tvklan.al