Marrëveshje për pensionet me Italinë


Marrëveshje për pensionet me Italinë

16:47 21/09/2016

Marrëveshja me Italinë për njohjen e pensioneve do të mbyllet së shpejti.

Ky është premtimi i Zv/Kryeministrit italian, Tomazo Naniçini gjatë takimit, që pati me Ministrin e Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi.

Ministri Klosi kërkoi nga Zv/Kryeministri italian, përshpejtimin e marrëveshjes së kontributeve shoqërore, e cila do t’u vijë në ndihmë mijëra shtetasve shqiptarë që vitet e punës i kanë ndarë mes Shqipërisë dhe Italisë, sikundër shumë qytetarëve italianë që kanë punuar në Shqipëri.

Italia është vendi me numrin më të madh të emigrantëve shqiptarë, së bashku me Greqinë.

Tv Klan






Të ngjashme