Marrëveshjet Shqipëri-Kosovë, Ujkani: Me rëndësi zbatimi i tyre


Marrëveshjet Shqipëri-Kosovë, Ujkani: Me rëndësi zbatimi i tyre

15:51 02/10/2020

Nënshkrimin e 15 marrëveshjeve ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, e cilëson të rëndësishme drejtori ekzekutiv në Këshillin e Investitorëve Evropianë në Kosovë, Emrush Ujkani.

Megjithatë ai thotë se dy qeveritë duhet të bashkëpunojnë dhe të fokusohen më shumë në zbatimin e tyre.

E sheh të domosdoshme një analizë të moszbatmit të marrëveshjeve të arritura deri më tani për arsyet e ngecjes së zbatimit.

Deri më tani nga mbledhjet e dy qeverive janë arritur mbi 70 marrëveshje e protokolle, por që zbatimi i disa prej  tyre ka pasur ngecje.

Kosova dhe Shqipëria nuk kanë mbajtur mbledhje të përbashkët që nga viti 2018. 

Tv Klan






Të ngjashme