Marrin çmimin Nobel në kimi 2 shkencëtare
Kontributet e tyre në katalizatoret organike të cilët janë më miqësore me mjedisin
Dy shkencëtarë kanë fituar çmimin Nobel 2021 në kimi për gjetjen e një mënyre “gjeniale” dhe më të pastër për mjedisin për të ndërtuar molekula që mund të përdoren për të bërë gjithçka, nga ilaçet deri tek aromatizuesit .
Fituesit, David MacMillan me origjinë skoceze dhe Benjamin List nga Gjermania, do të ndajnë çmimin, të dhënë nga Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave.
Duke folur në një konferencë shtypi nga Amsterdami, ku ai është me pushime me familjen e tij, List tha se ishte “thellësisht i nderuar” nga çmimi edhe pse fillimisht kishte menduar se ishte shaka.
Akademia tha se gjenerata e re e katalizatorëve ishin edhe më miqësorë për mjedisin dhe kanë qenë çelësi për prodhimin e substancave të reja të tilla si farmaceutikë, plastikë, parfume etj.
Dy shkencëtarët zbuluan në mënyrë të pavarur se molekulat organike mund të përdoren si katalizatorë.
Çmimi prestigjioz vjen me një medalje ari dhe 10 milion mbi 1.14 milion Dollarë. Vitin e kaluar, çmimi i kimisë shkoi për dy gra , për zhvillimin e një metode të rregullimit të gjenomit.
Klan News