Marshimi i Jezusit Durrës – (3 Qershor 2000)
Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
Ky marshim ndodh për herë të dhjetë dhe të fundit në botën protestante. Mbi tre mijë të krishterë ortodoks shqiptarë, të besimit Ungjillor, nga gjithë rrethet e vendit dhe rreth dhjetë milion në të gjithë botën, sot kremtuan ditën globale të marrshimit për Jezusin.
Lutje për kombin, qeverinë, kishën dhe Kosovën, kanë përshkuar këtë ditë të shpresës dhe të shpalljes së pendimit nga rruga e mëkatit dhe kthim në rrugën e zotit. Për herë të parë ky marshim ka nisur ne vitin ’90 në Angli. Vizioni i të krishterëve vendosi për të marshuar në rrugët e qytetit për të sjellë një ide të re dhe shpresë.
Ideja ishte dhjetë vjeçare për të hyrë në mijëvjeçarin e ri me një shpresë të re, paqe në të gjitha qytetet që marshojnë. Gjithmonë ky marshim është bërë në Tiranë, sivjet bekohet Durrësi, pasi në Ilirinë e lashtë ky është qyteti që ngriti kishën e parë. Të gjithë në këtë ditë besojnë se është bashkuar trupi i kishës ungjillore në Shqipëri, bashkë me të dhe fryma e Jezusit./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti