“Marshimi për Europën” pushton Londrën


“Marshimi për Europën” pushton Londrën

18:40 02/07/2016

Mijëra persona dolën sot në rrugët e Londrës për të protestuar kundër referendumit, që vendosi për daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian.

“Marshimi për Europën” quhej protesta e londinezëve, e cila ishte organizuar në rrjetet sociale.

Protestuesit mbanin në duar pankarta ku shkruhej “Britania është kryesorja”, apo “Ne e duam Bashkimin Europian”. Por nuk munguan as sulmet ndaj figurave kryesore të “Brexit”.

eu

Referendumi i 23 Qershorit u nda me një rezultat të ngushtë, 51.9 % me 49.1 % pro shkëputjes nga Bashkimi Europian. Në kundërshtim nga vota e Anglisë, Londra u shpreh pro qëndrimit në bllokun europian.

Tv Klan





Të ngjashme