Marsida Xhaferllari do të kandidojë për kreun e ILD
KED nis të mërkurën intervistimin e kandidatëve
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka vendosur lejimin e kandidimit të Marsida Xhaferllarit për postin e drejtueses së Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë. Xhaferllari do të garojë përkrah Artur Metanit, Eris Hysit dhe Artur Malajt për të marrë drejtimin e ILD-së.
Xhaferllari kandidon edhe për një prej 9 vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese. KED-ja do të mblidhet mëngjesin e së mërkurës për intervistimin e kandidatëve për ILD-në dhe më pas për të zgjedhur fituesin.
Tv Klan