Martesë për Guinness në Krujë
Çifti japonez Masao dhe Miyako Matsumoto, të martuar që nga Tetori i 1937, mbajnë rekordin Guinness si bashkëshortët më të moshuar në botë.
"Ndodhem në Krujë, në qytetin e njohur për historinë dhe kulturën e pasur. Po një tjetër histori, ajo unikale e një çifti, ruhet në këtë qytet si dëshmi e mirëkuptimit dhe dashurisë".
Në familjen Hoxha ka festë. Hamidi, 105 vjeçar dhe Xhemja që pret të mbushë të 100-tat celebrojnë 81-vjetorin e martesës. Dy të panjohur që u panë vetëm në ditën e dasmës se tyre, i thanë “po” njëri-tjetrit në 24 Shtator të 1937-ës.“Nuk e njihnim njëri-tjetrin”.
“U pamë ditën e dasmës.”
Po Hamidi e kujton edhe sot të parin mendim kur Xhemja u shfaq në dasmë.“Vallaj e bukur”.
Si prindër të 11 fëmijëve, për Hamidin dikur tregtar dhe Xhemen rrobaqepëse durimi dhe mirëkuptimi në çift kanë qenë shtylla e martesës 81-vjeçare.“Unë kam qenë njëçikë e durueshme, nuk e kam kundërshtuar.”
“I kemi dëgjuar fjalën njëri-tjetrit, e kemi respektuar njëri-tjetrin.”
E megjithatë mes çiftit Hoxha nuk kanë munguar as xhelozitë.“Ka qenë fanatik, ashtu ka qenë koha. Kur dilnim në rrugë me çadër me thoshte “ule çadrën mos të të shohë kush”
, tregon Xhemja.“Sepse pleqtë kishin shumë fjalë”,
shprehet Hamidi. Po Xhemja bëhej xheloze për ty?“Po bëhej”.
Për fëmijët e çiftit Hoxha, jeta e prindërve të tyre ka qenë shembulli më i mirë.“Na kanë edukuar me dëshirën për të punuar”,
thotë Hasani, djali i madh i çiftit Hoxha.“Kam dëshirë që edhe fëmijët e mi të vazhdojnë sipas edukatës që na kanë dhënë prindërit”,
shprehet Xhevria. Edhe për më të vegjlit e familjes, stërgjyshërit shekullorë mbeten kalaja e familjes.“Familja Hoxha vijon gëzimin e tyre, ndërsa ne largohemi me rekordin e martesës më të gjatë në Shqipëri, e ndoshta një rekordi të ri botëror.”
Tv Klan