Martin Shkreli dënohet me 7 vjet burg


Martin Shkreli dënohet me 7 vjet burg

21:19 09/03/2018

Martin Shkreli, ish-administratori i një kompanie farmaceutike amerikane, u dënuar me 7 vjet burg nga Gykata e Nju Jorkut. 34-vjeçari me origjinë shqiptare, u shpall fajtor për veprën penale të mashtrimit.

Shkreli akuzohet se ka mashtruar investitorët e kompanive farmaceutike, sa i përket gjendjes së llogarive financiare. Martin Shkreli u cilësua në vitin 2015 si personi më i urryer në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi rriti me 5 mijë % çmimin e një medikamenti që kuronte AIDS-in.

Tv Klan






Të ngjashme