Martohet këngëtarja Ellie Gouling


Martohet këngëtarja Ellie Gouling

22:40 01/09/2019

Këngëtarja e famshme Ellie Goulding i jep fund beqarisë. Ajo kurorëzon dashurinë  me Caspar Jogling në katedralen York Minster të Anglisë. Çifti nuk duroi më dhe menjëherë pas një viti fejesë ata vendosën të lidhin përjetësisht jetët e tyre.

Artistja zgjodhi një fustan tradicional të ideuar dhe dizenjuar nga Natacha Ramsay-Levi. Në ceremoninë martesore ishin të pranishëm edhe anëtarë të familjes mbretërore britanike. Kjo dasmë bëri bashkë edhe dyshen simpatike Katy Perry – Orlando Bloom, si dhe çiftin James Blunt dhe Sofia Wellesley.

Të shumta kanë qenë urimet për të sapomartuarit tashmë, por ishte postimi i Caspar-it, ai që surprizoi jo vetëm fansat, por edhe partneren e tij. “Do ta shpenzoj pjesën tjetër të jetës me këtë person të jashtëzakonshëm dhe të bukur. Askush nuk më ka bërë më parë të ndihem kaq i plotësuar në jetë, në dije, lumturi ose dashuri. Nuk ka njeri tjetër me të cilin kam qenë dhe jam ndier më I plotësuar. Dua ta eksplorojmë jetën së bashku, të qeshim me lot me shakatë tona idiote. Të dua Elena. Dhe faleminderit të gjithëve për mesazhet”, shprehet në llogarinë e tij në Instagram, Jogling.

Kujtojmë se 32 – vjeçarja dhe 27 – vjeçari janë njohur që në vitin 2017.

Klan Plus






Të ngjashme