Martohet me gruan që u divorcua 5 vite më parë
U martuan në vitin 2006, por kuptuan se nuk janë për njëri-tjetrin dhe u divorcuan në vitin 2012. Atyre iu deshën 5 vite për ta kuptuar se kishin gabuar dhe nuk bënin dot pa njëri-tjetin dhe kësaj radhe vendosën të martohen sërish.
Kjo është historia e aktorit të njohur turk Haluk Bilginer dhe këngetares e aktores Askin Nur Yengi. Pas divorcit nga Yengi, 63-vjeçari i cili njihet për rolin e Kenan Birkanit në serialin “Ezel”, transmetuar në Televizionin Klan, kaloi një histori dashurie me Zerrin Tekindor (Gylten e serialit "Kuzey Guney" , nga e cila u nda në muajin Maj. Kohët e fundit, Bilginer bashku me ish-bashkëshorten e tij 16 vjet më e re në moshë dhe me vajzat e tyre shkuan për pushime në SHBA, ku Majemi duket se i ka bërë mirë dashurisë së tyre. Sipas të përditshmes turke “Posta”, Bilginer i ka propozuar për martesë aktores dhe këngëtares turke nga e cila mori përgjigje pozitive. Çifti i njohur turk do të shkojnë për pushime në Bodrum pasi të kthehen në Turqi dhe më pas do të vazhdojnë të jetojnë në shtëpinë e tyre në Londër. /tvklan.al [ngg_images source="galleries" container_ids="320" display_type="photocrati-nextgen_basic_imagebrowser" ajax_pagination="1" order_by="sortorder" order_direction="ASC" returns="included" maximum_entity_count="500"]