Masa e arrestit për të shumëkërkuarin Gëzim Çela – (11 Janar 2001)


Masa e arrestit për të shumëkërkuarin Gëzim Çela – (11 Janar 2001)

13:59 11/01/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Ky është Gëzim Çela, i cili njihet si koka e një organizate të fuqishme mafioze italo-shqiptare, që vepronte prej disa vitesh në zonën e Udines në Itali, ose i njohur ndryshe edhe si baroni i drogës. Për Çelën sot në Gjykatën e Faktit në Tiranë, gjyqtarja Marjana Dedi, në prani të prokurorit të çështjes Artan Bajrami, ka vendosur masën e arrestit me burg pa afat.

Gëzim Çela, me origjinë nga Fushëkuqja e Laçit, akuzohet për veprën kriminale të pjesëmarrjes të vrasjes në bashkëpunim të tre policëve italian në vitin 1998 në Udine. Gjithashtu mbi të rëndon akuza e përfshirjes në trafikun e drogës dhe të prostitucionit. Urdhri nga Prokuroria e Përgjithshme për arrestimin e Gëzim Çelës, u bazua mbi të dhënat e antimafies italiane, e cila hetonte prej dy vjetësh veprimtarinë e tij dhe të të gjithë grupit ku ai bënte pjesë.

Së bashku me Çelën të përfshirë në trafik sipas hetimeve të antimafies italiane figurojnë edhe mjaft qytetarë shqiptarë, për të cilët Prokuroria e Përgjithshme pret të japë urdhër-arrestet./tvklan.al






Të ngjashme