Masa e sigurisë për Gaxhain – (30 Qershor 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Stand up Eduart Frangaj … Këtu jemi para rajonit të policisë së Durrësit. Nën masa të rrepta sigurie pritet që pas pak pikërisht këtu të zhvillohet seanca gjyqsore për masën e sigurisë ndaj Gazmend Brrakaj ose i quajtur ndryshe Gaxhai.
Rreth orës 13 forca të shumta të policisë së Durrësit kanë sjellë nga dhomat e izolimit në komisariatin e policisë së qytetit bregdetar të shumë kërkuarin Gazmend Brraka dhe bashkëpuntorin tjetër të tij Viktor Ymeraj. Për masa sigurie seanca gjyqësore që do të vendoste masën e arrstit për Gaxhain dhe shokun e tij nuk u bë në gjykatën e Durrësit por në një nga sallat e rajonit të policisë.
Akuza e përfaqësuar nga prokurori i rrethit Edmond Hyka paraqiti prova që akuzonin Gaxhain, shokun e tij Viktor Ymeraj dhe dy bashkëpuntorët e tjerë që ndodhen të plagosur në spitalin e Durrësit, për vrasjen e dy të rinjëve durrsakë dhe plagosjen e tre të tjerëve para dy ditësh pranë spitalit të vjetër në Durrës.
I kërkuar prej dy vjetësh nga policia shqiptare dhe Interpoli si autor i disa veprave penale në periudhën e ’97, 30-vjeçari nga Vlora i njohur ndryshe Gaxhai sot më në fund ai është përballur me drejtësinë shqiptare e cila dha dhe masën e arrestit për të. 20 ditë burg dhe më pas rivlersim i masës apo fillimi i procesit gjyqsor. Kështu ka vendosur gjyqtari durrsakë Faslli Çeka për masën e sigurisë ndaj Gazmend Brrakaj dhe Viktor Ymeraj.
Vetëm pak mnuta më pas nga rajoni i policisë ku sapo kanë marrë dhe vendimin e arrestit me burg, kanë dalë të mbuluar me bluzat e tyre protagonostët e atentatit të bujshëm të para dy ditëve në Durrës Gaxhai dhe shoku i tij Ymeraj. Nën masa të rrepta sigurie dy vlonjattë janë dërguar sërisht në dhomat e sigurimit të burgut në Durrës. Sipas gjyqtarëve durrsak nisur dhe nga rëndësia e tij ky proces mund të transferohet në Tiranë./tvklan.al
Gazetar – Eduart Frangaj