Masa të forta sigurie për prokurorët e çështjes Hajdari – (16 Janar 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Masa të forta sigurie për pjesëtarët e grupit hetimor të çështjes së vrasjes së deputetit të PD Azem Hajdari. Policia dhe prokuroria kanë vendosur truproje dhe makinë policie, për shefin e prokurorëve Haxhi Giu dhe kanë shtuar masat për katër vartësit e tij. Këto veprime janë ndërmarrë menjëherë pas përfundimit të hetimeve të dosjes Hajdari dhe arrestimeve të djeshme.
Pas ndalimit Fatimr Meta, ish-komisar i Tropojës dhe Isamedin Haxhia, janë siguruar në qelitë e burgut 313 në Tiranë. Për Fatmir Metën, akuza zyrtare është formuluar moskallëzim krimi dhe dhënie të dëshmisë së rreme gjatë pyetjes si dëshmitar i ngjarjes. Ndërsa për Izet Haxhinë, akuza është formuluar për pjesëmarrje në atentatin ndaj Azem Hajdarit dhe badigardit të tij Besim Çerja dhe plagosjes së badigardit Zenel Neza.
Përveç prokurores norvegjeze, të sjellë nga OSBE, për monitorimin e hetimeve, me grupin hetimor mësohet se po bashkëpunon edhe një hetues italian, për shkak se një prej të arrestuarve për këtë ngjarje Astrit Muldaka, ndodhet i burgosur në Itali. Burime të Gjykatës së Faktit të Tiranës deklarojnë se nesër në orën 12, do të zhvillohet seanca për vlerësimin e masës së arrestit për Fatmir Metën dhe Isamedin Haxhinë./tvklan.al
Gazetare – Ornela Bego