Masa të forta sigurie për shoqërimin e Astrit Gjepalit në Elbasan – (25 Prill 2001)


Masa të forta sigurie për shoqërimin e Astrit Gjepalit në Elbasan – (25 Prill 2001)

21:20 25/04/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Astrit Gjepali 32 vjeçari durrsak, i ekstraduar dje nga Italia është izoluar dje në qelitë e komisariatit të Elbasanit. Masat e forta të sigurisë të ofruara nga kolonel Koseni, kanë bërë që Gjepali i akuzuar për mbi 7 vrasje në Shqipëri dhe jashtë saj, si dhe për vepra të tjera terroriste të izolohet në Elbasan. Madje mësohet se dhe procesi gjyqësor ndaj tij do të bëhet në gjykatën e Elbasanit.

Astrit Gjepali, i arrestuar pak javë më parë në Itali, zbriti dje shkallët e avionit në Rinas, me pranga në duar, pas ekstradimit të tij nga Interpoli. Ai më datë 15-16 Qershor 1997, në bashkëpunim me tre anëtarë të tjerë të bandës së Lulzim Berishës, vranë 5 persona, mes tyre dhe një polic. Një muaj më vonë Gjepali vret tregtarin nga Kavaja Astrit Çela. Pas kësaj kalon Adriatikun dhe vret një person në Zvicër dhe plagos një tjetër. Akuzat mbi shpinën e Gjepalit, përveç këtyre vrasjeve, do të jenë dhe për trafik droge, vjedhje, grabitje me dhunë etj./tvklan.al

Gazetar – Eduart Frangaj






Të ngjashme